Prezantuesja Lei Kraja infektohet me COVID-19

PUBLIKUAR

Listës së të famshmëve të infektuar me coronavirus së fundmi i është bashkuar edhe një tjetër personazh publik.

Fjala është për moderatoren e njohur nga Shqipëria, Lei Kraja, e cila njoftoi se është prekur me COVID-19.

Lajmin e bëri të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Foto: Instagram

“Duke qenë se edhe neve na kapi coronavirusi, do bëjmë emisionin nga shtëpia”, ka thënë Kraja në një postim që ka ndarë me fansat.

E njëjta nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth kësaj, vetëm se po qëndron e izoluar në shtëpi.

Theksojmë që ditën e sotme (e hënë) në Shqipëri janë shënuar 567 raste të reja dhe tetë të vdekur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Selin Bollati thyen heshtjen pas mungesës në rrjete sociale, zbulon arsyen që shqetësoi ndjekësit

Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka sqaruar mungesën e saj të...

Santiana publikon foto me nënën e saj, mbishkrimi kaq emocionues (Foto)

Ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku ka bërë paraqitjen e radhës...

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...