Ka pak kohë që u shfaq në ekran si prezantuese, por këngën, e cila e bëri të njohur për publikun nuk po e lë anash.
Bëhet fjalë për Edita Sopjanin, këngëtaren që muzikën e filloj që e vogël,
shkruan GazetaExpress.
Edita për GazetënExpress zbuloi se ka realizuar projektin e saj më të ri
muzikor të titulluar “Ama”, i cili do të vijë i realizuar me videoklip,
xhirimet e të cilit tashmë kanë përfunduar. Kënga është ritmike verore dhe do të publikohet së shpejti./GazetaExpress/







