Prezantohet Shaqiri: Jam i gatshëm për lojë (Video)

PUBLIKUAR

Xherdan Shaqiri është gati dhe mezi pret të luaj për skuadrën e tij të re Stoke City.

Ylli i ri i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri është prezantuar te skuadra e re, ku ka mbajtur një konferencë për media.

Ai ka thënë se është gati për të debutuar me Stoke dhe mezi pret të luaj për këtë skuadër.

“Gjithmonë ka qenë një ëndërr për mua që të luaj në Premierligë dhe mezi pres të dal në fushë dhe të bëjë atë që vërtetë e dua. Jam i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të luaj. Ishte shumë mirë të jem në stadium të dielën, fatkeqësisht skuadra nuk fitoi, por pash gjëra të mira”, tha Shaqiri gjatë konferencës për media.

“E kam parë qëndron stërvitore dhe dukej përfikte për të punuar. Jam stërvitur sot bashkë me skuadrën. Mendoj se ne kemi skuadër të mirë dhe kjo është arsyeja se pse kam ardhur këtu”, vazhdoi Shaqiri.

“Trajneri po ashtu dëshiron të luajmë futboll të bukur dhe gjithmonë dëshiron të fitojë, çka është shumë e rëndësishme për mua. Kam stërvitur shumë me ish skuadrën time edhe pse nuk kam luajtur shumë. Kam punuar shumë dhe ndjehem shumë mirë. Jam i gatshëm dhe mund të luaj kurdo që trajneri ka nevojë. Ndjehem shumë mirë për momentin”, tha në fund Shaqiri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...