Prezantohet Informatori për shërbimet e ofruara nga QPS si dhe broshura “Dhuna në familje”

PUBLIKUAR

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, Merita Bytyqi ishte pjesë e panelit në takimin e organizuar nga Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale, ku u prezantua Informatori me llojin e klientëve përfitues të shërbimeve sociale dhe shërbimet administrative që ofrohen nga QPS.

Po ashtu në këtë takim u prezantua edhe broshura “Dhuna në familje”, projekt ky i organizuar nga Instituti dhe tri komunat përfituese të këtij projekti: Lipjan, Podujevë dhe Obiliq, njofton Komuna.


Drejtoresha Bytyq tha se e ka mirëpritur një informator të tillë sepse shëndeti nuk është vetëm mungesa e sëmundjes por edhe gjendja e mirëqenies së plotë fizike, psiqike dhe sociale. “Dizajnimi apo listimi në një menyrë aq të qartë për llojin e klientit që duhet të marrë shërbimin dhe llojin e shërbimit që duhet t’i ofrohet për herë të parë, i përpiluar dhe dizajnuar nga ekspertët e qendrave përkatëse, me të vërtet që është më se e mirëseardhur, kështu për të zbutur apo lehtësuar sado pak vuajtjen e kategorive me nevoja të tilla në lehtësimin e kuptimit se si dhe ku të adresohen”, u shpreh drejtoresha Bytyqi.
Informatori në formën e posterit do të vendoset në Institucionet që përkasin me natyrën!

Image may contain: 5 people, people sitting and indoor
No photo description available.

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...