Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar fanellat e reja të Kombëtares dhe logon e re të saj.
Ëndrra e Fadil Vokrrit është bërë realitet. Falë punës së tij të madhe për njohjen e futbollit të Kosovës ndërkombëtarësht, Kosova sot gëzon një status të ri, të njohur ndërkombëtarisht, raporton Gazeta Express.
Kosova sot gëzon një status të ri, të njohur ndërkombëtarisht. Ngjyrat e Kosovës kanë filluar të na bëjnë krenar çdo ditë e më shumë. I madh e i vogël brohorasin “Kosova, Kosova”.
Tanimë Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se si duken fanellat e reja të Ekipit të Kombëtares së Kosovës.
FFK-ja ka lidhur kontratë me kompaninë zvicerane “Fourteen” për fanellat e reja të Kombëtares.
Kjo kompani do të jetë edhe sponsor i ri i përfaqësueses së Kosovës. /Gazeta Express/



