Preteni: S’ka vullnet për t’u ballafaquar me korrupsionin

PUBLIKUAR

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, është shprehur i pakënaqur me ecurinë e procesit të deklarimit të pasurisë.

Ai ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se për tri javë vetëm 1.400 zyrtarë i kanë deklaruar të ardhurat e tyre.

Preteni ka paralajmëruar se AKK do t’i publikojë emrat e atyre që nuk e deklarojnë pasurinë si dhe do të ushtrojë kallëzime penale ndaj tyre.

Sipas tij, ka progres te pjesa e parandalimit të korrupsionit, por sa i përket luftimit mbetet shumë për të dëshiruar.

Preteni ka thënë se në vendin tonë nuk ka vullnet, guxim dhe kurajë të mjaftueshme për t’u ballafaquar me këtë të keqe.

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...