Preteni: Gjykatat duhet të fuqizohen

PUBLIKUAR

Drejtori i Agjencisë Kundër korrupsionit, Hasan Preteni ka thënë se qytetarët duhet të bashkëpunojnë me organet kompetente dhe të raportojnë korrupsionin, në mënyrë që kjo dukuri të luftohet sa më shpejt.

Ai ka bërë me dije për ‘Epokën e re’ se mungesa e transparencës dhe llogaridhënies është faktori kryesor që korrupsioni po vazhdon të mbetet i pazvogëluar dhe i pahetuar.

Preteni ka thënë se Kosova i ka të gjitha institucionet dhe legjislacionin gati të kompletuar për ta luftuar korrupsionin, por sipas tij, problemi kryesor është faktori njeri.

“Qytetarët nuk po bashkëpunojnë në nivelin e duhur dhe zyrtarët e mekanizmave që kanë për mision luftën kundër korrupsionit nuk po ftohen të raportojnë për punën e tyre”, ka thënë Preteni, duke bërë thirrje që gjykatat në Kosovë të fuqizohen. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....