Presidentja uron Krishtlindjet: Të jemi solidarë e të festojmë bashkë

PUBLIKUAR

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjeve, duke bërë thirrje për solidaritet.

Ajo tha se kjo festë sjell mesazhe për paqe e dashuri.

“Kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës. Uroj të gjithë besimtarët e krishterë që në këtë ditë ta rrisin shpresën e t’i hapin zemrat. Në shtëpinë e secilit të mbizotërojë shëndeti, lumturia e paqja! Të jemi solidarë, të reflektojmë harmoni e të festojmë bashkë! Për shumë mote, Gëzuar!”.

Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Dioqeza Prizren-Prishtinë, sot nga ora 18:00 do të organizojë pritjen solemne me rastin e Festës së Krishtlindjes. Ndërsa, në orën 24:00 mbahet mesha solemne e Krishtlindjes e udhëhequr nga ipeshkvi Dodë Gjergji në Katedralen Shën Nënë Tereza./Express/

SHIKO MË SHUMË

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...

Uran Ismaili për raportim në Komision: Nuk po kërkojmë të thërrasim Kurtin, por ministrin e Shëndetësisë

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të...