Presidentja Osmani takohet me kryeministrin e Libanit në Mynih

PUBLIKUAR

Presidentja Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Libanit Najib Mikati në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih ku shefja e shtetit po merr pjesë raporton Gazeta Express.

Presidentja Osmani dhe kryeministri i Libanit Mikati ranë dakord që t’i avancojnë raportet mes dy shteteve.

“Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC) është takuar me kryeministrin e Libanit, z.Najib Mikati. Presidentja Osmani dhe kryeministri Mikati shprehën vullnetin për t’i forcuar marrëdhëniet dypalëshe në mënyrë që t’i afrojnë të dy vendet dhe të dy popujt. Kosova dhe Libani kanë raporte shumë të mira historikisht, ndaj Presidentja Osmani dhe kryeministri Mikati ranë dakord t’i avancojnë më tej këto raporte me veprime konkrete në dobi të popujve që përfaqësojnë”, ka njoftuar zyra për media e Presidencës.

 

SHIKO MË SHUMË

Drenas: Vijon aksioni identifikues i keqpërdoruesve të ujit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se po vijon aksioni për identifikimin e...

“Thaçin do ta presë i njëjti fat si Naim Murselin, burgim i përjetshëm”, Kurti flet për deklaratën e deputetit Geci

Një deklaratë e deputetit nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që vjen...

Ulje e lehtë e çmimeve të derivateve në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivative për 24-orët...