Presidentja Osmani: Polonia do të na dhurojë 100 mijë doza të Pfizer

PUBLIKUAR

Polonia ka ndarë 100 mijë vaksina Anti-COVID për Kosovën. Ndonëse nuk janë dhënë informacione për kohën kur vendi do të furnizohet me to, presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se autoritetet polake do t’i dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer për vendin.

Kosovës i janë ndarë edhe 100 mijë vaksina Anti-COVID falas, raporton Gazeta Express.

Për më tepër, sot u informova nga autoritetet polake se ata do të dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer në Kosovë. Faleminderit Polonisë dhe të gjithë aleatëve tanë që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë për shkak të pandemisë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kujtojmë që Kosova është furnizuar dje me 503 mijë e 100 doza të vaksinave Anti-COVID nga SHBA’të.

Vendi momentalisht ka në dispozicion më shumë se 600 mijë doza të vaksinave.

SHIKO MË SHUMË

Pritja për 28 Nëntor, Ambasadori Malaj: S’ka vend më kuptimplotë jashtë Shqipërisë sesa Prishtina për ta kremtuar këtë ditë

Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së...

Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndalimin e...

Mustafa: VV-ja po kërkon fajtorë te ZRRE-ja për krizën energjetike që vetë e shkaktoi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për...