Presidentja kujdeset për Karaqevën

PUBLIKUAR

11111111111111111111111111111

Gjilan – Për dallim nga përgjegjësit e Parlamentit dhe të Qeverisë të cilët në vazhdimësi e kanë injoruar problemin e vijës kufitare në Karaqevë, presidentja Atifete Jahjaga ka filluar të kujdeset për shqetësimet e banorëve të brezit kufitar duke caktuar një këshilltar të saj që do të merret me monitorimin e asaj pjese. Selver Lenjani përfaqësues i fshatit tha për rajonipress se Jahjaga tashmë ka caktuar një këshilltar të saj i cili do të monitorojë dhe kujdeset që policia kosovare të jetë e pranishme përgjatë vijës kufitare me Serbinë.
Edhe pse Atifete Jahjaga asnjëherë nuk ka vizituar ndonjë fshat të brezit kufitar në Anamoravë, megjithatë ajo ka shprehur interesimin e saj që të kujdeset për vijën kufitare në Karaqevë dhe zgjidhjen e problemit të saj thonë përfaqësuesit e fshatit Karaqevë raporton rajonipress.

Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë thotë për rajonipress se asnjë qeveritar apo ish drejtues të Parlamentit nuk e kanë mbajtur fjalën për të vizituar Karaqevën. “Presidentja Jahjaga megjithatë e ka caktuar një këshilltar i cili do të merret me monitorimin e problemeve në Karaqevë, në veçanti për të parë nëse policia e Kosovës po patrullon përgjatë vijës kufitare që njihet edhe si vijë kufitare zyrtare mes Kosovës e Serbisë”.

Lenjani tha se persin të kenë bashkëpunim të mirë me këshilltarin e Jahjagës me të cilin në start duhet të diskutohet tërheqja e policisë dhe xhandarmërisë serbe përtej vendit dhe vijës kufitare që llogaritet se i takon Kosovës.”Në emër të 3200 banorëve të Karaqevës kërkojmë ndërhyrjen e institucioneve kosovare sepse ne ende jemi për dialog, paqe dhe jemi kundër dhunës apo zgjidhjes së konfliktit me dhunë” u shpreh Lenjani.

Lenjani është i brengosur me vonesën e krijimit të Qeverisë dhe të institucioneve tjera kosovare.”Vërtet jemi të brengosur sepse ne kemi menduar se deri në vjeshtë çështja e kufirit do të duhej të zgjidhej dhe të merr fund. Kështu siç po shkojnë zhvillimet vështirë se mund të caktohet ndonjë ekip qeveritar apo profesional që do të përcaktojë saktë kontestin e vijës kufitare në Karaqevë” shprehet Lenjani./rajonipress/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vdes babai i presidentit Hashim Thaçi

Derisa po trajtohej në QKUK ka vdekur Haxhi Thaçi, babai i presidentit Hashim Thaçi,...

Osmani: Marsi në Kosovë, kujtesë e përhershme e sakrificës së popullit tonë për liri

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas ceremonisë së Rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, me...

Ky është adresimi i Tërnavës për besimtarët me rastin e fillimit të Ramazanit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava i drejtohet opinionit publik dhe...