Presidentja e Speciales nis punën pas dy javësh

PUBLIKUAR

Ekaterina Trendafilova, presidente e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, edhe zyrtarisht nis punën nga mesi i janarit të këtij viti, përderisa rekrutimi i stafit për Zyrën e Dhomave të Veçanta dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të përfundojë nesër. Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Zëri”, zëdhënësja e kësaj Gjykate, Avis Benes

Presidentja e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, do të nisë punën nga mesi i këtij muaji (janar).

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Zëri” Avis Benes, zëdhënëse e Gjykatës Speciale për Kosovën, duke shtuar se edhe rekrutimi i stafit për Zyrën e Dhomave të Veçanta dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar është duke u zhvilluar në mënyrë intensive dhe do të përfundojë nesër.

“Procesi i rekrutimit për Zyrën e dhomave të veçanta dhe Prokurorisë ka qenë dhe është duke u zhvilluar në mënyrë intensive. Thirrja e fundit për kontributet për stafin e ri është publikuar në dhjetor, me afat prej 6 janar 2017”, ka sqaruar Benes.

Ajo ka konfirmuar se edhe marrëveshja e vendit nikoqir, Holandës, ka hyrë në fuqi prej 1 janarit 2017.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...