Presidentja e paprekshme

PUBLIKUAR

 foto

Në marrëveshjen e 10 qershorit të arritur në mes të LDK, AAK dhe Nisma, parashihej se si do të ndaheshin postet kryesore pas zgjedhjeve të 8 qershorit. AAK-së, do t’i takonte posti i kryeministrit dhe LDK-ja do të merrte postin e kryeparlamentarit. Aty ishte thënë se LDK do të ketë edhe postin e presidentit, posa një gjë e tillë të jetë e mundur. Aty thuhej se sipas dispozitave kushtetuese marrëveshja për postin e presidentit do të jetësohej vetëm pas përfundimit të mandatit të Jahjages.

Gazeta ka raportuar se si rezultat i komplikimit të zbatimit të marrëveshjes, pasi që blloku nuk po mund ta ketë kryeparlamentarin, zyrtarë të këtyre partive e kanë shqyrtuar edhe mundësinë e shkarkimit të presidentes Jahjaga, për t`i mundësuar kështu kreut të LDK-së Isa Mustafa që të jetë president./Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...