Presidenti tunizian shpall gjendje të jashtëzakonshme

PUBLIKUAR

Presidenti i Tunizisë Beji Caid Essebi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Ky vendim vjen pas shpërthimit që ndodhi në një autobus e cila po barte pjesëtarë të gardës presidenciale, ku u vranë 12 persona, transmeton lajmi.net.
Në një adresim televiziv presidenti ka thënë se shteti është “në luftë kundër terrorizmit” dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërkombëtarë kundër ekstremistëve të cilët kanë ndërmarrë një seri të sulmeve në mbarë botën në këto javët e fundit, transmeton lajmi.net.
Presidenti Essebi tha se “dua të siguroj popullin se ne do të zhdukim terrorizmin”.
Ai vet nuk ishte i pranishëm në autobusin i cili u sulmua sot.
Zyra e presidentit Essebi ka njoftuar po ashtu se presidenti tunizianë ka anuluar vizitën zyrtare në Zvicër, e cila ishte planifikuar të zhvillohej të mërkurën./lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...