Presidenti i Sllovenisë ia uron Thaçit zgjedhjen president

PUBLIKUAR

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka uruar Hashim Thaçin për zgjedhjen president i Kosovës.

Ky i fundit tha se Kosova mund të marrë mësime të vlefshme nga përvoja e Sllovenisë në tranzicion dhe integrim në NATO e BE.

Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se e tërë Evropa Juglindore është kthyer kah e ardhmja me bashkëpunim dhe përkrahje për njëri-tjetrin.

Ai paralajmëroi se për këto bashkëpunime dhe sfida tjera do të bisedojnë me presidentët e rajonit në samitin Brdo-Brione, që do të mbahet në muajin maj

Ja postimi i plotë i Thaçit në facebook:

Një telefonatë miqësore mora edhe nga Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili më uroi për zgjedhjen president i shtetit. Biseduam për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për bashkëpunimin gjithnjë e më të madh në mes dy vendeve tona.

E tërë Europa Juglindore është kthyer kah e ardhmja me bashkëpunim dhe përkrahje për njëri-tjetrin. Sfidat që i kemi janë të njëjta dhe janë motiv për thellim të bashkëpunimit edhe më të mirë mes të gjithëve. Për të gjitha këto do të bisedojmë me presidentët e rajonit në samitin Brdo-Brion e, që do të mbahet në muajin maj.

Sllovenia dhe Kosova janë shembull i bashkëpunimit të mirë, që sa vjen e zgjerohet dhe thellohet. Kosova mund të marrë mësime të vlefshme nga përvoja e Sllovenisë në tranzicion dhe integrim në NATO e BE.

SHIKO MË SHUMË

Vajza e Dr. Lec Gradicës në protestë: Ne nuk kërkojmë privilegj, ne kërkojmë drejtësi

Në protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”,...

Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në shesh për protestën “Jo në emrin tim”

Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në...

Me uniformën që e mbajti në front, Latif Gashi del në protestë për drejtësi për krerët e UÇK-së

Pjesë e protestës në Prishtinë është edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Llapi, Latif Gashi,...