Presidenti i Rizesporit: “Muriqi do të na kënaq me para”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Rizespori do ta shesë Muriqin, por vetëm nëse vjen oferta e duhur për shqiptarin.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shkëlqyer me Rizesporin edicionin që lamë pas, duke shënuar 17 gola dhe duke dhuruar tetë asiste në 34 paraqitje në Superligën e Turqisë, raporton Gazeta Express.

Forma fantastike e Muriqit ka bërë që të zgjojë interesimin e shumë klubeve evropiane, veçuar Istanbul Basaksehir, Besiktas, Toulouse, Galatasaray, Levante e po ashtu edhe klube nga Anglia.

Ai do të largohet nga Rizespor, këtë e ka konfirmuar edhe Presidenti i klubit turk, Hasan Kartal, por vetëm nëse vjen një ofertë e duhur sepse ai beson se Muriqi do ta pasurojë skuadrën e tij.

“Muriqi do të na kënaq me para, por deri më tani ende nuk ka ardhur ndonjë ofertë serioze”, ka deklaruar Kartal.

Rizespor synon që të fitojë rreth pesë milionë euro nga shitja e Muriqit.

Muriq ditë më parë e ndihmoi Kosovën ta mposhtë Bullgarinë, duke shënuar golin për 2-2, para se Elbasan Rashani të shënojë për 3-2 në fund të takimit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...