Presidenti i PSG-së: S’dua më sjellje prej ylli në klubin tim, dera është e hapur për ata që s’pajtohen me mua

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, ka paralajmëruar se do ta udhëheqë klubin me grusht hekuri nga sezoni i ardhshëm, derisa i ka paralajmëruar futbollistët e vet se nuk do të tolerojë më sjelle prej ylli në klubin e tij.

Pas largimit të Antero Henriques, sheiku do ta udhëheqë klubin duke marrë më shumë detyra në dorë. Në një intervistë për magazinën franceze “France Football”, e cila do të publikohet të martën, Al-Khaleifi i ka shpjeguar planet për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Pas një viti gjatë të cilit ka pasur disa incidente në PSG, veçanërisht ai me Kylin Mbappen i cili kërkoi publikisht më shumë përgjegjësi gjatë një ceremoni për ndarjen e çmimeve në Ligë 1. Al-Khelaifi beson se ka ardhur koha që klubi ta ndryshojë qëndrimin karshi lojtarëve yje.

“Lojtarët duhet të marrin përgjegjësi më shumë se në të kaluarën. Gjërat duhet të jenë ndryshe tani. Ata duhet të bëjnë më shumë, të punojnë më shumë, sepse nuk janë këtu për t’u argëtuar”, tha Al-Khelaifi.

Ai këmbënguli se futbollistët që nuk pajtohen me qëndrimin e tij, janë të lirë të largohen.

“Dhe nëse ata nuk pajtohem me mendimin tim, e kanë derën e hapur të largohen. Ciao! Nuk dua më sjellje prej ylli”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...