Presidenti i PSG-së: Real Madridi s’ka pse të na telefonojë, e di mirë se Neymar s’është në shitje

PUBLIKUAR

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, ua ka bërë me dije klubeve të mëdha evropiane, e veçanërisht Real Madridit, se Neymari dhe Kylian Mbappe nuk janë në shitje.

Thashethemet rreth të ardhmes së yjeve të PSG-së vazhdojnë, posaçërisht për të ardhmen e Neymarit dhe Kylian Mbappes, transmeton Gazeta Express.

Por, Al-Khelaifi e pranon se kampioni i Ligë 1 mund t’i mbajë yjet në klub, përkundër interesimit të madh nga top klubet evropiane.

Duke folur për të përditshmen spanjolle Marca, Al-Khelaifi këmbënguli se asnjëri prej tyre nuk do të largohet nga klubi.

“As Real Madridi e as një klub tjetër në botë nuk ka nevojë të na telefonojë për Neymarin apo ndonjë lojtar tjetër. Real Madridi e di shumë mirë se Neymari nuk është në shitje dhe se ai nuk do të largohet nga PSG-ja këtë verë. Ne kemi marrëdhënie fantastike me Neymarin dhe babanë e tij, e cila është e ndërtuar për të zgjatur për shumë kohë”, tha ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...