Presidenti i PSG-së: Gjyqtari ndihmoi Realin

PUBLIKUAR

Nasser Al Khelaifi insiston se PSG ka luajtur më mirë se Real Madrid, skuadër e cila u ndihmua nga gjyqtari

Trajneri i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka akuzuar gjyqtarin e takimit, sepse insiston se ai ka ndihmuar kampionin aktual të Evropës, Real Madrid.

Spanjollët fituan përballjen 3:1 ndaj PSG-së, ku goli i parë u shënua nga një penallti, për të cilën Al Khelaiffi beson se nuk ishte.

”Rezultati nuk ka qenë i drejtë. Besoj se kemi luajtur më mirë në pjesën e dytë, kishim mundësitë tona për të shënuar, por kemi bërë gabime”, tha fillimisht Al Khelaiffi pas ndeshjes.

“Mbappes i bënë një pozitë jashtë loje që nuk ishte.. Gabimet e arbitrit na kanë kushtuar shumë. Arbitri ka ndihmuar Real Madridin”.

Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 6 mars në Paris. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...