Presidenti i Lyonit tregon kujt do t’i bashkohet gjatë verës Lacazette (Foto)

PUBLIKUAR

Alexandre Lacazette mund të transferohet në Atletico Madrid gjatë verës

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas.

Ai ka thënë se sulmuesi francez ka kohë që kërkohet nga Atletico Madridi, megjithëse në Francë shpresojnë se Lacazette do të vazhdojë të qëndrojë në Lyon.

“Kemi biseduar për dy vite me radhë me Atletico Madridin për Alexandre Lacazette”, tha fillimisht Aulas.

“Ndoshta Alexandre dëshiron të qëndrojë. Nuk kemi folur për këtë ende. Do të takohem me të sot dhe do të mësoj më shumë”, shtoi ai.

“Atletico nuk është klubi i vetëm që interesohet për të. Gjatë verës kemi refuzuar ofertë prej 40 milionë eurove. Do të bëjmë gjithçka që ta mbajmë. Që ai të largohet, ofertat duhet të jenë të mëdha”, theksoi mes tjerash numri një i klubit francez. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...