Presidenti i Lyonit: Largimi i Neymarit do ta turpëronte Ligue 1

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me...

Fansi e bën edhe këtë për Santianën

Santiana Maloku ishte ndër personazhet me të komentuara në BBV Kosova, e cila përpos...

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, e ka këshilluar rivalin e vet, Paris Saint-Germainin, të bëjë gjithçka që nevojitet për t’u siguruar që Neymari të mos largohet gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Neymari, 27-vjeçar, ka qenë i përfolur për një largim nga skuadra e kampionit të Ligue 1 këtë verë, më së shumti për një kthim të mundshëm në Barcelonë, vetëm dy vjet pasi u largua nga aty për një shumë rekorde, 222 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Përderisa qëndrimi i Neymarit në skuadrën e Paris Saint-Germainit vetëm sa do ta favorizojë më shumë skuadrën e Thomas Tuchel për t’u shpallur sërish kampione e Francës, presidenti i Lyonit, Aulas, e sheh si të nevojshëm qëndrimin e brazilianit.

“Është e turpshme për Ligue 1 nëse shitja e të drejtave televizive u bë në një moment kur liga promovohej përmes imazhit të Neymarit”, ka thënë Aulas në një intervistë të dhënë për Le Parisien të mërkurën.

“Ai ishte në Barcelonë më parë. Me një çek shumë të madh, ai arriti në Paris. Mendoj se PSG-ja duhet të bëjë gjithçka që të jetë e mundur për ta mbajtur atë në skuadër edhe më tutje”.

“Por, si president i Lyonit, unë jam në një pozitë të keqe për ta gjykuar këtë situatë”.

Përkundër këshillës së Aulas, drejtuesit e Paris Saint-Germainit janë të gatshëm ta shesin Neymarin qysh këtë verë nëse marrin një ofertë të mirë për të, pasi që besojnë se braziliani po shkakton probleme në skuadër me sjelljen e tij.

Së fundi, BBC po raporton se edhe rivali më i madh i Barcelonës, Real Madridi, ka hyrë në garë për Neymarin. Sipas mediumit britanik, madrilenët veçse i kanë filluar negociatat me PSG-në për transferimin e brazilianit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...