Presidenti i Lille: I kemi marrë 4 oferta në vlerë 80 milionë euro për Pepe

PUBLIKUAR

Sensacioni i Lille, Nicolas Pepe, është futbollisti më i kërkuar momentalisht në tregun e transferimeve dhe sipas presidentit të klubit francez, hiç më pak se katër klube kanë bërë ofertë në vlerë prej 80 milionë euro për të.

Pepe është buzë largimit nga Ligë 1 dhe pritet ta zgjedhë klubin e ardhshëm në ditët në vazhdim, transmeton Gazeta Express.

Raportohet se Interi, Napoli, Liverpooli dhe Arsenali janë të interesuara për talentin nga Bregu i Fildishtë.

Presidenti i Lille, Gerard Lopez, ka treguar se katër klube kanë bërë tashmë ofertë për 23-vjeçarin, por pa e zbuluar identitetin e tyre.

“Ne i kemi marrë katër oferta nga klubet e mëdha, të cilat i plotësojnë kërkesat tona”, tha Lopez për La Voic du Nord.

“Napoli është ndër klubet që i kanë ofruar 80 milionë euro siç kemi kërkuar ne. Tani i takon lojtarit të vendosë se ku dëshiron të shkojë në bazë të oferta që i ka marrë. Ai kthehet nga pushimi të hënën dhe në mesjavë vendos për  të ardhmen”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...