Presidenti i La Ligës: Mund ta bllokojmë transferimin e Griezmannit në Barcelonë

PUBLIKUAR

Kalimi i Antoine Griezmannit në Barcelonë mund të bllokohet për shkak të zënkës mes klubit të tij të vjetër, Atletico Madridit, dhe klubit të tij të ri rreth pagesës, ka thënë presidenti i La Ligës, Javier Tebas.

Atletico Madridi u ankua menjëherë pasi Barcelona njoftoi publikisht se e bleu sulmuesin francez, duke e aktivizuar klauzolën e lirimit të tij në vlerë 120 milionë euro më 12 korrik, transmeton Gazeta Express.

Klauzola u zbrit nga 200 milionë euro në 120 milionë euro më 1 korrik, por Atletico pohon se Griezmann dhe Barça kishin arritur marrëveshje para kësaj date dhe se klubi katalonas duhet ta paguajë shumën e plotë.

“Ka mundësi të bllokohet transferimi i lojtarit”, tha Tebas për Onda Cero.

“La Liga duhet të vendosë se çfarë veprimi do të ndërmerret”, shtoi ai.

Griezmann tashmë është paraqitur për klubin e tij të ri, në një ndeshje miqësore të humbur 2:1 ndaj Chelseat në Japoni. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...