Presidenti i La Ligas: “Ishte gol, e pa e gjithë bota”

PUBLIKUAR

Javier Tebas shpreson që sa më parë të aplikohet VAR edhe në La Liga, në mënyrë që të mos përsëriten gabime sikur te goli i Leo Messit.

Barcelona mori vetëm një pikë në Mestalla, duke barazuar 1:1 me Valencian, por që mund të ishte kthyer në shtëpi me tri pikë, nëse gjyqtari do të pranonte golin e rregullt të Leo Messit.

Për këtë ka folur tani edhe numri një i La Ligas, Javier Tebas, që shpreson sa më parë të aplikohet sistemi VAR.

“E gjithë Spanja dhe e gjithë bota e pa golin e Messit. Si nuk e kam parë? Normalisht se e kam parë edhe unë, nëse e them të kundërtën, do të gënjeja”, th ai.

“Do të punojmë shumë që VAR të aplikohet nga sezoni i ardhshëm”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...