Presidenti i gjigantit evropian: Kush nuk do ta donte Mourinhon? Paraja s’është problem për ne

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me...

Fansi e bën edhe këtë për Santianën

Santiana Maloku ishte ndër personazhet me të komentuara në BBV Kosova, e cila përpos...

Presidenti i Benficas, Luis Filipe Vieira, ka insistuar se paraja nuk paraqet problem për klubin e tij në përpjekje për ta joshur Jose Mourinhon ta marrë drejtimin e skuadrës.

Mourinho është i papunë pasi u shkarkua nga Manchester Unitedi muajin e kaluar, duke i dhënë fund qëndrimit dyvjeçar e gjysmë në “Old TrafforD”, transmeton Gazeta Express.

Trajneri portugez – për të cilin është folur se mund të ribashkohet me njërën nga dy ish-skuadrat e tij Real Madrid apo Inter – bëri emër me rivalin e Benficas, Porton, me të cilën e fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin 2003-04, si dhe dy tituj të Primeira Liga të Portugalisë para se t’i bashkohej Chelseat.

Megjithatë, karriera e Mourinhos si trajner nisi pikërisht në Benfica, ku e pati zëvendësuar Jupp Heynckesin pas katër javësh në Primeira Liga, para se të jepte dorëheqje vetëm nëntë ndeshje më vonë, për shkak të ndërrimit të presidentit të klubit.

Dhe tani, pasi e shkarkoi trajnerin Rui Vitoria javën e kaluar, Vieira është duke ëndërruar ta sjellë Mourinhon në Benfica pas gjithë këtyre viteve.

“Tani për tani, Bruno Lage është trajner i Benficas. Do të kemi të reja javën e ardhshme”, tha Vieira për transmetuesin portugez SIC.

I pyetur për Mourinhon, Vieira tha: “Jam mik i tij. Kush nuk do ta donte Mourinhon? Ama, unë s’kam biseduar me të”.

“Nëse ai thotë po nesër, atëherë do të jetë këtu menjëherë. Paraja s’është problem për Benfican”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...