Presidenti i Barcelonës e konfirmon shkarkimin e trajnerit Setien

PUBLIKUAR

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar se trajneri i skuadrës Quique Setien është shkarkuar.

Bartomeu e ka konfirmuar lajmin për Cadena Cope pas një takimi në orët e vona të së dielës me drejtorin sportiv Eric Abidal, transmeton Gazeta Express.

Humbja turpëruese 8:2 kundër Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve javën ia dha shkelmin final Setienit, për largimin e të cilit është përfolur mjaft shumë muajin e fundit.

Setien u emërua trajner i Barçës në janar, si zëvendësues i Ernesto Valverdes së shkarkuar, por dështoi plotësisht duke e humbur garën për titull në La Liga ndaj rivalit Real Madrid, edhe pse e kishte epërsinë e pikëve dhe duke u turpëruar në garën më të madhe evropiane për klube.

Ndër kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar atë janë Ronald Koeman dhe Mauricio Pochettino.

Ky i pari madje ka mbërritur në Barcelonë të dielën.

Drejtuesit e Barcelonës do të mbajnë takime sot gjatë ditës për të marrë vendime të mëdha për të ardhmen e klubit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...