Presidenti gjerman: Urime Kosovë, kthehu në normalitetit

PUBLIKUAR

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck e ka uruar Kosovën me rastin e 8-të vjetorit të Pavarësisë.

Në një telegram urimi që presidenti Gauck i ka dërguar Presidentes, Atifete Jahjaga, ai uron Kosovën dhe shpreh shpresën që parlamenti t’i kthehet punës së rregullt me qëllim të zhvillimit të Kosovës dhe afrimit të saj në Bashkimin Evropian, njofton Klan Kosova.

Në urimin e tij, presidenti gjerman ka shtuar se Gjermania do të mbesë edhe më tutje një vend mik dhe partner i Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Komuna e Skenderajt miraton Deklaratën ‘Jo në emrin tim’, Lushtaku: Dëshmi e qëndrimit të përbashkët të Kuvendit dhe qytetarëve

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se kuvendi komunal i kësaj komune, ka...

Tahiri: Ndryshimi i ligjit për Specialen është obligim kombëtar, Presidenti vullnet politik

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës tha se çështja e ndryshimit...

Shantazhoi viktimën me vite dhe i mori një shumë të konsiderueshme parash, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se për disa vjet kishte shantazhuar...