Presidenti Atleticos: Vendimi i Griezmannit është i pakthyeshëm

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka thënë se Antoine Griezmannit i takon ta marrë vendimin se si dëshiron të përshëndetet me tifozët dhe me klubit, duke shtuar se vendimi që ai e ka marrë për t’u larguar është i pakthyeshëm.

28-vjeçari Antoine Griezmann e konfirmoi këtë muaj se ai do të largohet nga Atletico Madridi pas pesë vjetëve me këtë klub dhe destinacioni i tij i radhës besohet se do të jetë Barcelona, transmeton Gazeta Express.

Kjo verë do të sjellë shumë ndryshime në skuadrën e Atletico Madridit, pasi që edhe Diego Godin dhe Juanfran kanë vendosur t’i thotë lamtumirë klubit madrilen. Këta dy futbollistë u përshëndeten në mënyrë mjaft emocionale me tifozët e klubit.

Megjithatë, presidenti Cerezo thotë se Griezmanni duhet të vendosë për mënyrës se si dëshiron të përshëndetet me tifozët.

“Nuk e di nëse Griezmanni dëshiron të përshëndetet apo jo, e vërteta është që nuk e di. Lamtumira varet nga Griezmanni, i cili është personi që po largohet nga klubi. Nëse ai dëshiron të thotë mirupafshim, do ta bëjë këtë gjë’.

“Vendimi është i pakthyeshëm. E vetmja gjë që unë mund t’i them atij është t’i uroj fat kudo që shkon. Dhe, të paktën shpresoj se do ta trajtojnë atë siç e kemi trajtuar ne”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...