Presidentët e Kosovës, Malit të Zi e Bosnjës shprehen të shqetësuar për zhvillimet e fundit në rajon

PUBLIKUAR

Presidentët e Kosovës, Malit të Zi dhe ai Bosnje e Hercegovinës, kanë shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit që ndodhën në rajon, raporton Gazeta Express.

Përmes një komunikate të përbashkët për media nga Presidenca e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani është takuar të enjten me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, dhe kryetarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq, në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ata kanë shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit.

“Presidentët shprehën shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon dhe gjithashtu qëllimin e përbashkët të tyre për ruajtjen e stabilitetit si parakusht për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Të tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje,” thuhet në komunikatën e ZPRK-së.

Ndryshe, kohët e fundit ka pasur një situatë të tensionuar, në Cetinje të Malit të Zi është mbajtur ceremonia e shugurimit të Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Po ashtu që disa ditë janë bllokuar pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, mes të Kosovës dhe Serbisë nga protestues serbë të veriut të Kosovës, kjo erdhi si pasojë që Qeveria e Kosovës vendosi të zbatojë masën e reciprocitetit për targat e veturave nga Serbia që hyjnë në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndalimin e...

Mustafa: VV-ja po kërkon fajtorë te ZRRE-ja për krizën energjetike që vetë e shkaktoi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për...

Haziri: Presidentja aktuale s’kishte pranuar ta privatizonte KEDS-in, pastaj e bëri Mimoza-Kusari Lila

Deputeti i LDK’së, Lutfi Haziri, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur...