Presidenca: Vendimi për Kuvendin brenda dy ditësh

PUBLIKUAR

presidenca-vendimi-p-euml-r-kuvendin-brenda-dy-dit-euml-sh_hd

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, përmes një deklaratë publike, duke hedhur poshtë spekulimet e mediave lidhur me datën e konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovë, duke thënë se vendimin për këtë çështje Presidentja do ta marrë brenda dy ditësh.

Sipas një përgjigje të Zyrës së Presidentes Jahjaga, vendimi për ditën e konstituimit të Kuvendit të ri të Republikës do të merret brenda dy ditësh. Presidentja ka sqaruar se së pari do të konstituohet Kuvendi e pastaj do të mandatohet kandidati për Kryeministër të ri.

Lexojeni të plotë deklaratën e Presidencës:

Të gjitha informatat e publikuara gjatë ditës së djeshme në mediat e Kosovës, për kinse përcaktimin e datës së mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës më datë 18 Korrik, janë spekulime të qëllimshme politike që kanë për qëllim ta sjellin stafin e Presidentes dhe vetë Presidenten përpara një presioni politik.

Gjithashtu stafi i Presidentes nuk e ka sjellë përpara dilemës as Presidenten dhe as vetveten për hapat e mëtejmë që kanë të bëjnë fillimisht me çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe pastaj përcaktimin e afatit kohor për dërgimin e mandatarit në Kuvend.

Dilemat e ngritura në media janë përpjekje të dëmshme për të ndërruar kursin e rrjedhës ligjore dhe logjike të veprimeve dhe vendimeve.

Sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, Presidentja bazuar në afatet ligjore do ta përcaktojë brenda dy ditësh datën e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend bëhet konstituimi i Kuvendit, që hap rrugën për mandatimin e kryeministrit./Telegrafi/.

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...