Premtimi i madh i Herolind Shalës para ndeshjes me Malin e Zi

PUBLIKUAR

Shala ka premtuar se do të japin gjithçka të hënën në “Fadil Vokrri” për t’i ndalur tri pikët në shtëpi.

Kosova ka përfunduar përgatitjet para përballjes së madhe të hënën në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” do të kenë punë me Malin e Zi për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Evropian.

Herolind Shala, që pasi mungoi në shtator pritet të jetë titullar të hënën – u ka premtuar tifozëve se do të japin maksimumin në “Fadil Vokrri” për të arritur fitore.

“Përgatitjet kanë shkuar mirë para ndeshjes ndaj Malit të Zi. Jemi gatshëm të japim gjithçka nga vetja për t’iu bërë të lumtur. Jemi Kosova, jemi Dardanët 💙💛🇽🇰”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...