Premtimi i Lionel Messit për Ligën e Kampionëve që i befasoi bashkëlojtarët e tij

PUBLIKUAR

Luis Suarez ka zbuluar se deklarata e Lionel Messit se Barcelona do të bënte përpjekje të mëdha për ta fituar Ligën e Kampionëve para fillimit të këtij sezoni e kishte zënë në befasi atë dhe bashkëlojtarët e tij.

Messi, i cili sapo ishte bërë kapiten i Barcelonës, e bëri të qartë se Barcelona dëshironte ta shpaguajë eliminimin e turpshëm sezonin e kaluar pas humbjes nga Roma në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

“Sa i përket këtij viti, mendoj se e kemi bërë një platformë që do të na ngazëllejë”, pati thënë Messi në verë para një ndeshjeje miqësore mes Barçës dhe Boca Juniors.

“Prurjet e reja do të na ndihmojnë të jemi shumë më të mirë sesa kemi qenë. Edhe pse vitin e kaluar ne e fituam La Ligën dhe Kupën e Mbretit, të gjithë ne u tronditem në Ligën e Kampionëve”

“Ne premtojmë se do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta rikthyer atë kupë të bukur në Camp Nou”, pati premtuar Messi.

Kjo, megjithatë, e kishte befasuar Suarezin, njërin prej miqve më të mirë të Messit.

“Ai na befasoi, ama nëse kapiteni dëshiron ta fitojë atë kupë, përse mos të duam ne? Ishte mesazh i qartë. Nuk është obligim por ne duam ta fitojmë atë. Nuk është e lehtë, në fakt është shumë e vështirë”, tha Suarez për Guardian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...