Premierliga buzë rikthimit, futbollistët lejohen të kenë kontakt të afërt në stërvitje

PUBLIKUAR

Sezoni 2019/20 në Premierligë u pezullua në mars si pasojë e pandemisë koronavirus, por zyrtarët anglezë synojnë që ai të rifillojë në mes të qershorit, pas rikthimit të klubeve në stërvitje, transmeton Gazeta Express.

Klubet i rifilluar stërvitjet në grupe të vogla javën e kaluar, duke i respektuar masat e vendosura nga qeveria britanike për mbajtjen e distancës sociale në kuadër të fazës së parë.

Kjo qeveri e ka publikuar sot fazën e dytë të udhëzimeve për atletët dhe sportistët elitarë, e cila ua lejon atyre të kenë kontakt të afërt në stërvitje.

Liverpooli krijoi një epërsi prej 25 pikëve në krye të Premierligës pas 29 ndeshjeve kur sezoni u pezullua. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...