Muhamet Bajrami nuk ka të ndalur. Ai së fundi u vendos në qendër të vëmendjes për shkak të këngës “Asnjo” në bashkëpunim me Anjeza Branken.
U fol edhe se mund të ketë diçka mes këngëtarëve në fjalë.
Ndërkohë, nga Muhameti pak kohë më parë erdhi edhe coveri i këngës “Ajo” të Getit dhe Majkut. Ky cover u bë sensacion për shkak të shndërrimit të këngës nga rep në folk.
Tani Muhamet Bajrami, që është bërë kaq i ndjekur edhe në rrjete sociale ka edituar videoklipin e këngës me titull “S’ka si ti”, produkt muzikorë i Nurtel dhe Granit Gashi nga “Massive Production”. Videoklipi është punuar nga “M production”.
Kjo është një këngë me ritme verore, me pamje shumë te bukura dhe që i përshtaten stinës. Meti po duket tamam zemërthyer, andaj kujdes vajza…
Shikoni videoklipin e këngës “S’ka si ti”./Kosovarja/


