Prekëse: Rrëfimi i nënës së 5 jetimëve që jetojnë në kushte ekstreme të varfërisë (Video)

PUBLIKUAR

Ajo, përveç kushteve të rënda jetësorë, kujdeset për pesë fëmijët e saj jetimë. Është kjo 36 vjeçarja nga qyteti i Pejës, Teuta Krasniqi.

Teuta është nënë dhe baba për fëmijët e saj, për të cilët thotë se i dhimbsen në kushtet të cilat jetojnë.

Derisa të ardhurat mujore të Teutës janë vetëm 107 euro, ajo 50 euro i paguan për t’i mbuluar shpenzimet e qerasë, derisa nuk kursehet as nga pagesa e ujit dhe rrymës, transmeton RTV Dukagjini.

Burri i saj ka ndërruar jetë para pesë viteve, në një aksident trafiku, kur ajo ka qenë në muajin e pestë me fëmijën e vogël.
“Këta fëmijë nuk e meritojnë këtë jetë. Kërkoj vetëm kulm mbi kokë. Jetoj me 107 euro. Paguaj rrymë, ujë me këto para. Me 16 euro mbes në fund të muajit”, ka thënë Teuta.

Ajo tregon se i kanë ndihmuar disa persona, duke shtuar si ia kanë blerë drutë, pastaj i kanë ndihmuar edhe më ushqime.

Gjendja e saj shëndetësore e pengon atë që të punoj dhe ta sigurojë kafshatën për fëmijët e saj, ndonëse thotë se përpjekjet nuk kanë munguar.

“Ma mirë më pas vdekë unë, nuk i do t’i shihja fëmijët kështu. Unë për veti jam rritur në jetimore, të gjitha të zezat i kam përjetu në jetë. Nëse ka nevojë edhe një organ të trupit e shesë, vetëm fëmijët t’i shoh më mirë”, ka theksuar Teuta.

Ajo tregon së si fëmijët e saj, të cilët janë nxënës, nënçmohen kur janë në shkollë nga bashkëmoshatarët e tyre.

Teuta vazhdimisht qanë kur tregon se si qëndron shpesh herë natën zgjuar, derisa fëmijët e saj flejnë.

Numri i kontaktit të zonjës së familjes, Teutës është: 049 – 835 – 068. Shtëpia në të cilin banon familja 5 anëtarëshe gjendet përballë kishës katolike – nr.86, në Pejë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...