Prekëse: I vdes nëna nga Covidi, gazetarja e njohur shqiptare i lut qytetarët që të vaksinohen

PUBLIKUAR

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1.8 milionë vaksinime antikovid në gjithë Shqipërinë, ndërkohë që në Kosovë janë diku mbi 1.5 vaksinime. Ndërsa qeveria u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen, pasi është arma më e fortë që kanë për të mbrojtur jetën e tyre.

Pandemia ka nxjerrë në dritë “brishtësinë e ekzistencës njerëzore”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi sot dëshminë e gazetares Jonida Shehut, pas humbjes tragjike të nënës.

Rama tha se dëshmia e saj është një këmbanë për të gjithë.

“Nuk besoj se ka mbetur njeri pa një përjetim personal për kovidin sot. Edhe është shumë e freskët koha e humbjes fatale nga kovidi në familjen tonë. Në të gjitha analizat e mendimet që më vijnë gjatë këtyre ditëve pas ikjes së mamit vetëm një kontante: se asnjë herë nuk mendoja se ajo do të ikte nga kovidi. Mbas ikjes së mamit, unë kam patur edhe njerëz të tjerë të familjes që janë infektuar, por për fat të mirë ishin vaksinuar. Nuk e kaluan të thjeshtë kovidin, por sot ata janë mes nesh. Dhe kjo më mjafton për të menduar se shtyrja e kohës së vaksinës ishte besoj një gabim. Mundësia që vaksinimi të shton qoftë edhe një përqindje në armët e tua në luftën me virusin, duke marrë parasysh sa i tmerrshëm dhe i paparashikueshëm është ai, ia vlen. Nuk është nesër koha e duhur, është sot, ose dje nëse mundesh. Mbase gjërat do të kishin rrjedhur ndryshe nëse do ta kisha menduar ndryshe para pak muajsh”, thotë Jonida në rrefimin e saj prekës.

SHIKO MË SHUMË

Qytetarët vërshojnë Skenderajn për Sami Lushtakun (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Skenderaj, njofton Klan Kosova. Aty kryetari i Skenderajt, Sami...

Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë me një thirrje për qytetarët...

Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK-së

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi...