“Preferova fjalimin e Xavit” – Kounde tregon pse zgjodhi Barcelonën para Chelseat

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Jules Kounde ka treguar pse ai vendosi të transferohej te Barcelona në afatin kalimtar të verës, duke refuzuar ofertën nga Chelsea.

Mbrojtësi francez foli rreth bisedës që kishte me trajnerin Xavi, para se të vendoste që të nënshkruante me klubin katalunas, transmeton Gazeta Express.

“Para së gjithash, erdha në një klub të madh që ka njohur kohë më të mira, tani janë më keq. Iu bashkova një projekti që nuk do ta quaja rindërtim, sepse tashmë kemi një ekip konkurrues. Isha i interesuar të bëhesha pjesë e valës së re të Barçës, të garoja për trofe dhe ta ktheja klubin ndër më të fortët”, tha fillimisht ai.

“Kam biseduar me Xavin. Kemi folur kryesisht për futbollin. Ndjeva se trajneri beson tek unë, ai më njihte vërtet mua, lojën time, cilësitë e mia”, shtoi Kounde.

Tutje, ish-mbrojtësi i Sevillas zbuloi se ka folur edhe me Thomas Tuchelin, i cili ishte trajner te Chelsea.

“Unë fola me Thomas Tucheli dhe ndjeva gjithashtu dëshirën e tij për të nënshkruar me mua, por thjesht preferova ‘fjalimin’ e Xavit”, tha 23-vjeçari.

Kësisoj, Jules Kounde refuzoi përfundimisht mundësinë për t’u transferuar te Chelsea.

Reprezentuesi i Francës kaloi te Barcelona, klub me të cilin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...