Pranon presidenti i La Ligas: Jam tifoz i Realit!

PUBLIKUAR

Kreu i La Ligas, Javier Tebas, ka rrezikuar për të nxitur kundërthënie me deklaratën e tij se është një tifoz i Real Madridit.

Deklarata e 53-vjeçarit vjen pikërisht në javën kur do të zhvillohet superderbi ‘el Clasico’.

Ai është në krye të ligës spanjolle që nga prilli i vitit 2013, ndërsa ka pranuar se i ndjek Los Blancos prej fëmijërisë.

“Nëse them se nuk e mbështes (Realin), atëherë do t’i isha hipokrit dhe do të konsiderohesha gënjeshtar. Dhe nuk më pëlqen të më quajnë gënjeshtar”.

“Imagjinoni sikur të thosha se i dua të gjitha skuadrat dhe pastaj të merrej vesh se jam tifoz i Madridit qëkur kam qenë fëmijë”.

“Kam shkuar në 27 Clasico në të kaluarën, i kam festuar fitoret e Madridit me miqtë e mi në një bar. Preferoj ta tregoj të vërtetën”, ka thënë ai përAS. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...