Pranohet oferta e Napolit për Zazan

PUBLIKUAR

Juventusi e ka pranuar ofertën e Napolit për blerjen e Simone Zazas, njoftojnë mediat në Itali.

Sulmuesi ishte pranë kalimit te Wolfsburgu, mirëpo transferimi dështoi në minutat e fundit.

Në garë u përfshinë Partenopei dhe calciomercato.it njofton se Bianconerët e kanë pranuar ofertën prej 28 milionë eurosh për lojtarin.

Ai pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare në vlerë prej 3.5 milionë eurosh në sezon.

Megjithatë, marrëveshja nuk mund të përmbyllet derisa Manolo Gabbiadini të nënshkruajë me Evertonin, me ç’rast Napoli pritet të përfitojë 30 milionë euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...