Pozita e opozita takohen me ndërmjetës (Video)

PUBLIKUAR

Shoqëria Civile dhe faktori ndërkombëtar kanë arritur që të ulin në një tavolinë përfaqësues të pozitës dhe opozitës.

Dy takime tashmë janë zhvilluar në mes të përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike në pushtet dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën në opozitë.

Këto takime të cilat janë zhvilluar në një nga hotelet e kryeqytetit janë organizuar nga “Ballkans Grup” dhe “D4D” . Prezent kanë qenë edhe përfaqësues të ambasadave të QUINT-it në Kosovë.

Burime të sigurta të Tribuna Channel bëjnë me dije se në këto takime PDK është prezantuar nga Xhavit Haliti, Enver Hoxhaj dhe Adem Grabovci.

Ndërsa nga LDK-ja të pranishëm kanë qenë Lutfi Haziri dhe Arban Abrashi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është përfaqësuar nga Ardian Gjini dhe Blerim Kuçi, kurse Nisma në këto takime është prezantuar nga Jakup Krasniqi dhe Bilall Sherifi.

Sipas të njëjtit burim, në këto takime partitë opozitare kanë insistuar në caktimin e datës së zgjedhjeve, ndërsa në anën tjetër partitë në pushtet kanë kërkuar qe të mirën vesh se si të veprojnë me temat e ngritura nga opozita e që janë Asociacioni i komunave më shumicë serbe dhe demarkacioni më Malin e Zi.

Në këto takime nuk ka marrë pjesë partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje.

SHIKO MË SHUMË

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...