Duket se nuk do të ketë më vend për befasi dhe se trajneri portugez, Jose Mourinho, sezonin e ardhshëm do të jetë trajner i Manchester United.
Lajmin e bën të ditur Sky Sports, pasi raporton se drejtuesit e “Djajve të kuq” nuk kanë më asnjë hije dyshimi për të ardhmen e klubit.
Rivali i qytetit, Manchester Cityt do të drejtohet nga Pep Guardiola, ndaj dhe United ka zgjedhur Murinhon për të ndezur edhe njëherë rivalitetin mes tyre, i cili duket se nuk do të shuhet kurrë.
Pasi është shkarkuar nga Chelsea, drejtuesit e United kanë nisur bisedimet e menjëhershme me Mourinhon, ndaj dhe ky i fundit shumë shpejt do të marrë drejtimin e skuadrës.
Trajneri holandez, Louis Van Gaal, e ka humbur besimin e klubit edhe të fansave ndaj dhe largimi i tij në fund të sezonit është i sigurt. /Telegrafi /


