Pothuajse e kryer: Januzaj shkon te kampionët e Francës

PUBLIKUAR

Adnan Januzaj duket se do t’i luaj edhe disa ndeshje deri në fund të stinorit me Manchester United.

Ylli kosovar me pasaportë begle, është duke u kërkuar me ngulm nga gjiganti francez Paris Saint Germain, transmeton Telegrafi.

Sipas asaj që ka shkruar ‘Manchester Evening’, është një marrëveshje e fshehtë mes United dhe PSG, që Januzaj të kalojë në ‘Parc de Prince’, në këmbim të mbrojtësit fantastik Correa Marquinhos i cili do të transferohet në ‘Old Traford’.

Talenti istogas nuk po arrin t’i tregojë vlerat e tij nën urdhrat e trajnerit holandez Louis Van Gaal, dhe kjo është arsyeja pse ai do të largohet nga kampionët e shumëfishtë të Anglisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...