Postim prekës i gruas së Shpat Kasapit: Ndërrove jetë në krahët e mi o jetë, si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më?

PUBLIKUAR

Për vdekjen e Shpat Kasapit ka reaguar pak më parë edhe gruaja e tij, Selvija. Në një story në Instagram, Selvija ka thënë se Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në krahët e saj.

“Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë… Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di! Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty. E le Roelin jetim, o Shpat… Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty. Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më? Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë? Inshallah takohemi në Xhenet… Allahu të deshi pranë vetes por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne.”

 

 

SHIKO MË SHUMË

A ka Labi i BBVK një fëmijë jashtëmartesor? – Flet gruaja e tij (VIDEO)

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi që u interpretua se banori i “Big...

Mahmuti kërkon nga komuna e Tetovës krijimin e një festivali që përkon me ditëlindjen e Shpat Kasapit

Veprimtari i çështjes kombëtare shqiptare, Bardhyl Mahmuti, ka bërë një kërkesë publike për komunën...

Dramë pas drame, Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

Dyshja e njohur Edi dhe Dolce, kanë disa ditë që janë larg njëri-tjetrit. Kjo...