Mahmuti kërkon nga komuna e Tetovës krijimin e një festivali që përkon me ditëlindjen e Shpat Kasapit

PUBLIKUAR

Veprimtari i çështjes kombëtare shqiptare, Bardhyl Mahmuti, ka bërë një kërkesë publike për komunën e Tetovës, që të institucionalizohet një festival që do të përjetësonte emrin e këngëtarit Shpat Kasapi.

“Krijimi i një festivali që do të mbante emrin e tij dhe që do të organizohej çdo vit në Tetovë, në qytetin e lindjes, në javën e parë të muajit maj (që përkon me ditëlindjen e Shpat Kasapit, 1 maj), do të ishte vendimi më i mirë për të shprehur mirënjohjen tonë për kontributin e tij”, ka shkruar Mahmuti.

Kërkesën e ka bërë drejt kryetarit të i Komunës së Tetovës,  Bilall Kasami, kryetarit të i Këshillit Komunal të Tetovës,  Jusuf Abduli e këshilltarëve të Këshillit Komunal të Tetovës.

“Lusim autoritetet komunale që të marrin në shqyrtim këtë kërkesë dhe të miratojnë një vendim, që do t’i jepte vulë institucionale Festivalit “Shpat Kasapi””.

“Vdekja e papritur e këngëtarit të mirënjohur Shpat Kasapi shkaktoi një pikëllim mbarëkombëtar. Është e tepër të renditim në këtë kërkesë meritat e mëdha që ka pasur ky artist në afirmimin e artit dhe kulturës shqiptare. Meritat e tij janë vënë në spikamë edhe në lajmet që kanë publikuar mediat ndërkombëtare”.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Gjyste Vulaj me fjalë të ndjera për Brikenën: “Ndjenjat nuk shkruhen me skenar”

Këngëtarja e njohur, Gjyste Vulaj, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një dedikim...

Brikenën e “tradhton” fustani, zbulon aksidentalisht të pasmet

Prime-i i mbrëmshëm në “BBVA” u takoi Brikenës dhe Mateos. Përveç se shkëmbyen puthjen e...

Hygerta Sako flet për papastërtinë në Big Brother: Ka njerëz që në 2026 akoma nuk lahen

Finalistja e këtij edicioni, Hygerta Sako, e ftuar në një intervistë për RTV Dukagjinin,...