Posedonte 15 kallashnikov e pushkë gjuetie pa leje, arrestohet i dyshuari

PUBLIKUAR

Të martën në Gumnishtë të Gjilanit është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.

“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan me datën 10.10.2023 përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se i dyshuari R.H. (viti i lindjes 1958, mashkull kosovar shqiptar) nga fshati Gumnishtë komuna e Gjilanit se posedon armë pa leje”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

“Zyrtarët policorë menjëherë janë vënë në veprim duke lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin, tek i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi për gjykatën: një (1) armë e llojit AK 47 me dy karikatorë të zbrazët, pesëmbëdhjetë (15) fishekë të kalibrit 7.62 mm, një (1) pushkë gjuetie e llojit Magnum me shtatë (7) fishekë të kalibrit 12 mm dhe një (1) thikë bajonetë”.

I dyshuari është ndaluar për dy ditë, ndërkaq ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shteti i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale ‘’ Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve”.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...