Porto ofron 10 milionë euro për Casillasin

PUBLIKUAR

Duket se aventurës shumë vjeçare të Iker Casillasit te Real Madridi i ka ardhur fundi, pasi raportohet se Porto ka bërë një ofertë të mirë si për lojtarin, ashtu dhe për klubin spanjoll.

Sipas ‘Metro’, klubi portugez i ka ofruar Real Madridit 10 milionë euro për shërbimet e Iker Casillas. Kurse, Casillasit i ka ofruar 5 milionë euro në sezon dhe një kontratë dy-vjeçare, por me opsion për ta vazhduar edhe për një vit.

Besohet se edhe Real Madridi është i gatshëm ta lejë të lirë portierin spanjoll, por duke ditur se Cassillas ka edhe dy vite kontratë, Porto dhe Reali ende nuk kanë arritur marrëveshje për shumën e lirimit të tij. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...