Portieri i Kilit e kritikon ashpër Messin, pas akuzave për korrupsion

PUBLIKUAR

Portieri i Kilit, Johnny Herrera, e kritikoi ashpër Lionel Messin, pasi ylli i Argjentinës pretendoi se Kupa e Amerikës ishte e korruptuar, pas disfatës së skuadrës së tij ndaj Brazilit në gjysmëfinale dhe fitores ndaj Kilit për garën për vendin e tretë.

Lionel Messi e goditi CONMEBOL-in (ekuivalente me UEFA-n, shtëpia e futbollit në Amerikën e Jugut), dhe të gjithë Kupën e Amerikës pas disfatës në gjysmëfinale dhe pastaj sërish pasi Argjentina e zuri vendin e tretë të garës në ndeshjen kundër Kilit, në të cilën ylli i Barcelonës u ndëshkua me karton të kuq, transmeton Gazeta Express.

Messi sugjeroi se gjyqtarët e kishin favorizuar skuadrën e Brazilit, që ishte edhe nikoqire e turneut, gjatë gjithë turneut.

Sulmuesi argjentinas ishte veçanërisht kritik ndaj gjyqtarit Roddy Zambranos dhe VAR-it pas gjysmëfinales kundër Brazilit, duke i kritikuar ata për vendimin për të mos ia akorduar një penallti Sergio Agueros.

Ai ishte sërish kritik pasi u ndëshkua me karton të kuq në përballjen për vendin e tretë të Kupës së Amerikës, pasi që Messi u ndëshkua për një konfrontim me mesfushorin e Kilit, Gary Medel, në të cilin argjentinasi nuk ishte fajtor.

“Si guxon dhe flet për arbitra, duke ditur se si kanë fituar dy Botërorët: njërin nën diktaturë, ndërsa tjetrin me gol me dorë. Tani që humbi shkon dhe ankohet…”, deklaroi portieri i Kilit.

Pretendimet e Messit u kritikuan ashpër edhe nga CONMEBOL-i, që i konsideroi deklaratat e Messit të papranueshme pasi që sulmuesi foli për korrupsion dhe mungesë respekti dhe nuk pranoi ta marrë medaljen e bronztë të turneut për shkak të këtyre incidenteve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...