Portieri i Chapecoenses, Marcos Danilo Padilha, i cili vdiq në aksidentin tragjik është shpallur ‘Lojtari i vitit’ në Brazil.
Me pritjen në minutat e fundit të takimit Danilo e kishte kualifikuar skuadrën në finale të Kupës së Amerikës Jugore.

Si më i miri në Brazilian ai u zgjodh me votat e tifozëve, ku mori 48 për qind të votave totale.
Gabriel Jesus me Palmeiras fitoi ‘Topin e Artë në Serie A braziliane’, kurse mesfushori i Santosit, Vitor Bueno, u zgjodh ‘Lojtari i ri i viti’. /Telegrafi/


