Porsche mund të prodhojë një veturë me tre rreshta të ulëseve

PUBLIKUAR

Porsche mund t’i shtyjë sërish kufijtë me modelin e ri pasi u shfaq informacioni se disa tregtarë kanë parë tashmë një model më të madh, më të gjerë dhe më të gjatë se Cayenne.

“Është një stil i ri automjeti që është pjesërisht një sedan dhe pjesërisht një crossover”, tha një shpërndarës i paidentifikuar për Automotive News. Një tjetër tha se modeli nuk është saktësisht “Porsche”, se ka një pjesë të pasme të dizajnuar drejt dhe se nuk është i ngjashëm me Macan dhe Cayenne.

Detajet nuk dihen, por distributorët presin që modeli të dalë në treg në gjysmën e dytë të dekadës dhe do të ofrohet një variant hibrid plug-in dhe tërësisht elektrik.

Modeli po zhvillohet me emrin e koduar Landjet, ka shtatë vende në tre rreshta dhe është pjesë e projektit Artemis të Audi. Pritet një distancë prej 650 km dhe SUV duhet të demonstrojë të gjitha aftësitë e Grupit Volkswagen.

Me prezantimin e Cayenne në 2002 dhe Macan në 2013, Porsche dëshmoi se mund të shesë SUV.

SUV-të janë më të popullarizuar se kurrë në mesin e klientëve më të rinj dhe më shumë se modelet më të vogla. Mosha mesatare e pronarit të një makine Porsche është 60 vjeç dhe ajo e një crossover 38 vjeç. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...