Polonisë i ka mjaftuar një fitore minimale sonte për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën A të Ligës së Kombeve edhe në sezonin e ardhshëm.
Në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në Grupin 4, Kombëtarja polake fitoi në udhëtim te Uellsi – shkruan Gazeta Express.
Golin e vetëm dhe të fitores (0:1) e shënoi Karol Swiderski në minutën e 58-të.
Polonia pas kësaj fitore ka 7 pikë të grumbulluara dhe këtë edicion në Ligën e Kombeve e përfundon si e treta në grup.
Polakët edhe në sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës A.
Kurse, Uellsi mbeti i fundit në grup me vetëm 1 pikë. Kështu, “Dragonjtë” në sezonin e ardhshëm do të bëjnë gara në Ligën B. /Gazeta Express/


